Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi zhvilloi sot një takim në ambientet e Kuvendit, me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Peleshi njoftoi në rrjetet sociale se biseda u përqendrua mbi partneritetin e qëndrueshëm mes vendeve tona dhe rolin e Kuvendit në forcimin e demokracisë, transparencës dhe dialogut politik.
“Mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për zhvillimin, konsolidimin institucional dhe qeverisjen llogaridhënëse, një shtysë e rëndësishme për forcimin e vlerave demokratike dhe avancimin e reformave që pasqyrojnë interesin dhe vullnetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.
Ky takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, është i pari për Niko Peleshin, në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë.
