Silva Caka e LSI emërohet zv.ministre e Brendshme, emrat e rinj të zv.ministrave te Balluku dhe Shëndetësia

nga L. M

Silva Caka, ish-deputete e Partisë së Lirisë është emëruar zëvendësministre e Brendshme në qeverinë ‘Rama 4’.

Bëhet fjalë për tre zëvendësministra të rinj, që marrin postin në kabinetin e ri qeverisës.

Lëvizja surprizë e Këshillit të Ministrave është pikërisht emërimi i ish-deputetes së Partisë së Lirisë, në postin e zëvendësministres së Punëve të Brendshme,

Silva Caka ka qenë deputete e LSI në qarkun e Beratit në vitin 2013 dhe ka mbajtur poste drejtuese në partinë e Metës.

Po ashtu, ish-deputetja e Partisë Socialiste në Shkodër, Edona Bilali, është emëruar zëvendësministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Ndërkohë, Eugena Tomini, ish-drejtoreshë e Institutit të Shëndetit Publik, merr postin e zëvendësministres së Shëndetësisë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More