Mexhiti prit shefin e Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të OSBE/ODIHR, Mateo Mekaçi

nga Redaksia

Shkup, 26 shtator – Kandidati i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sot zhvilloi takim me Mateo Mekaçin, shefin e Misionit për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të OSBE/ODIHR.

Gjatë takimit, u diskutua mbi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për të ardhmen e vendit tonë dhe domosdoshmërinë që ato të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt.

Mexhiti theksoi se siguria maksimale është një parakusht i domosdoshëm, por mbi të gjitha, thelbësore mbetet që qytetarët të kenë mundësinë të zgjedhin lirshëm dhe në mënyrë demokratike.

Ai nënvizoi se institucionet shtetërore, shoqëria civile dhe të gjithë aktorët politikë kanë përgjegjësinë e përbashkët për të garantuar një proces zgjedhor transparent, të drejtë dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të forcojmë besimin e qytetarëve në demokraci dhe të ndërtojmë një shtet të drejtë dhe ligjor”, u shpreh Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More