“Pse më shikon? Hape rrugën!”/ Festivali kthehet në arenë beteje, dy grupe shqiptarësh përplasen me thika, 4 të plagosur

nga L. M

Një festival në Metamorfosi të Kretës përfundoi në një përleshje të përgjakshme mëngjesin e kësaj të shtunë, ku 4 persona u plagosën. Mësohet se mes të plagosurve, 3 janë shqiptarë, e njëri grek.

Incidenti ndodhi rreth orës 02:30, në kryqëzimin e rrugëve Ermou dhe Lykourgou. Sipas informacioneve fillestare, incidenti ndodhi kur një grup shqiptarësh që po largoheshin nga festivali u grindën me shqiptarë të tjerë etnikë për një çështje të parëndësishme. “Pse po më shikoni! Largohuni që të kaloj”, ky ishte togëfjalëshi që solli në përplasjen e egër me thika mes dy grupeve të shqiptarëve.

Tensioni u përshkallëzua dhe debati u zhvillua në një përleshje midis 20 personave me thika, duke shkaktuar panik tek të pranishmit. Shqiptarët e plagosur janë të lindur në vitet 1999 dhe 2000, me lëndime të rënda në gjoks, brinjë dhe sqetull; një grek, i lindur në vitin 2000, me një plagë nga një objekt i mprehtë në shpinë, i cili u godit kur hyri në përleshje për t’i ndarë; dhe një tjetër shqiptar, i lindur në vitin 2000, me lëndime në krah, brinjë, gjoks dhe mavijosje në fytyrë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More