Pensionohen profesorët Myqereme Rusi dhe Reshat Qahili, lanë gjurmë të arta në historikun e UT

nga Xh M

Tetovë, 29 shtator – Sot, stafi i Fakultetit Filozofik, në një ceremoni të organizuar me rastin e pensionimit, u shprehi mirënjohje dy profesorëve që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm akademik dhe shkencor që nga ditët e para të themelimit të këtij fakulteti: Prof. Dr. Reshat Qahili dhe Prof. Dr. Myqereme Rusi.

“Angazhimi i tyre i pandërprerë në ngritjen dhe avancimin e Fakultetit, si dhe përkrahja e vazhdueshme ndaj stafit të ri, do të mbeten të gdhendura në kujtesën institucionale të Fakultetit Filozofik.
Personalisht, jam thellësisht mirënjohës ndaj Prof. Dr. Reshat Qahilit, i cili, me mbështetjen e tij bujare që nga viti i parë i studimeve në vitin 2003, më hapi horizonte të reja akademike”, tha me këtë rast dekani i Fakultetit Filozofik në UT, Kushtrim Ahmeti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More