Fakulteti Juridik i UT-së në Konferencën Ndërkombëtare të Fakulteteve Juridike që u mbajt në Selanik

nga Xh M

Fakulteti Juridik i Universitetit të Tetovës mori pjesë në Konferencën e Fakulteteve Juridike nga Ballkani Perëndimor dhe Moldavia, e cila u mbajt në Universitetin “Aristotel” të Selanikut, nga 25 deri më 28 shtator 2025. Fakulteti u përfaqësua nga Prodekania për Shkencë, Doc. Dr. Njomza Selimi Osmani dhe Koordinatori për ECTS, Prof. Dr. Afet Mamuti.

Pjesëmarrja u realizua në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar këtë vit ndërmjet UT-së dhe Universitetit “Aristotel”, i cili synon forcimin e marrëdhënieve arsimore dhe shkencore.

Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të Komisionit Evropian dhe hulumtues shkencorë nga universitete të rajonit, ku u diskutua për zgjerimin e BE-së, mundësitë e bashkëpunimit ndëruniversitar dhe krijimin e një programi të përbashkët masteri.

Përfaqësuesit e Fakultetit Juridik të UT-së, zhvilluan gjithashtu takime të ndara me delegacione të tjera pjesëmarrëse, duke diskutuar për projekte konkrete për bashkëpunim shkencor.

Ky angazhim i Fakultetit Juridik të UT-së konfirmon përkushtimin për avancimin e programeve studimore dhe ndërtimin e urave të reja të bashkëpunimit ndërkombëtar në funksion të integrimit evropian.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More