Rama: Rijetësohet sahati i Gjirokastrës, kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin

nga D. V.

Sahati i Gjirokastrës, një simbol i kalasë dhe qytetit të gurtë, është tashmë funksional.

Mekanizmi i këtij sahati u vendos në këmbanore, falë angazhimit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale, pamje të sahatit të Gjirokastrës, të cilin e cilësoi të rijetësuar, “bashkë edhe me kambanoren që jehon përtej luginës së Drinosit”.

Rama u shpreh se kjo vjen “si kujtesë e një qyteti ku edhe gurët flasin, por edhe si dëshmitare e historisë së re të Gjirokastrës”.

Sahati i Gjirokastrës është ndërtuar në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Ky sahat ka qenë dëshmitar i historisë së Gjirokastrës, duke shënuar jo vetëm orët, por edhe ngjarjet e saj më të rëndësishme.

Rikthimi në jetë i këtij objekti simbolik shënon një hap të madh në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe i jep vizitorëve një arsye më shumë për të përjetuar magjinë e kalasë dhe horizontin unik të Gjirokastrës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More