Shkarkohet gjykatësi Enver Bexheti

nga Redaksia

Shkup, 2 tetor – Këshilli Gjyqësor e shkarkoi gjyqtarin Enver Bexheti nga Gjykata e Apelit, i cili i ruante në sirtar lëndët e Sasho Mijallkovit derisa ato të vjetroheshin.

Në vendim thuhet se ka kryer shkelje të rëndë disiplinore dhe me sjelljen e tij ka dëmtuar reputacionin e gjykatës.

Bexheti u fut gjithashtu në listën e zezë të SHBA-së për shkak të korrupsionit të konsiderueshëm dhe marrjes së ryshfetit nga Mijallkov. Pas publikimit të emrave, Prokuroria hapi parahetim për rastin.

Në mbrojtjen para Këshillit, Bexheti pretendoi se kundër tij nuk ka procedim penal dhe se “lista e zezë” nuk është dokument obligues, ndërsa mbajtjen e lëndëve në sirar e arsyetoi me kushtet e punës gjatë pandemisë.(INA)

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More