Kasami: Bashkimi, shoqërimi dhe energjia rinore janë forca më e madhe që ka Tetova!

nga Redaksia

Tetovë, 2 tetor – Sporti është shembulli më i mirë i funksionimit të një ekipi, përmes besimit, bashkëpunimit dhe vullnetit për fitore, vlera që ai synon t’i shndërrojë edhe në udhëheqjen e qytetit, shkruan kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas ndeshjes së futbollit me aktivistërt e Forumit Rinor.

“Tetovës do t’i japim më shumë investime në sport dhe hapësira për të rinjtë që të zhvillojnë talentin dhe energjinë e tyre, sepse rinia jonë është garancia e së ardhmes”, shkruan në Facebook Kasami.

Ai shtoi se në prag të zgjedhjeve lokale mesazhi i tij është i qartë: “Vetëm të bashkuar mund ta fitojmë ndeshjen e madhe për Tetovën. Me një ekip të fortë, vizion të qartë dhe me mbështetjen e qytetarëve, Tetova do të ecë drejt fitores së sigurt.”

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More