Shkup, 3 tetor – Për shkak të reshjeve të borës, sot nga ora 6:50 është vendosur ndalim qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën rajonale Dibër – Mavrovë, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Ndërkohë trafiku në rrugët tjera shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë me lagështi. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën maqedonase nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.