Strugë, 4 tetor – Kandidati i pavarur për Komunën e Strugës Mendi Qyra, takoi mbrëmë banorët e fshatit Koroshisht, ku kryefjala kishte shqetësimin e tyre për problemet jetike që i prekin çdo ditë, siç është uji dhe kanalizimi. Ai tha se do të ketë zgjidhje edhe për problemin e ngricës në hyrje të qytetit, te ura e Morovishtit, një nyje që prej vitesh paraqet rrezik dhe pengesë për qarkullimin normal.
“Të gjithë kanë të njëjtin problem ujin dhe kanalizimin, i cili për fat të keq nuk është zgjidhur se për fat të keq vijnë këtu të njëjtët drejtorë të cilët kanë pasur mundësi ta rregullojnë ujin dhe kanalizimin. Unë do të kisha bërë thirrje të vetëdijesohemi, të ndërgjegjësohemi, domethënë kur vijën ata të kërkojnë votë për të njëjtën gjë që s’e kanë bërë për 20 vjet dhe anëtarët ose qytetarët të cilët janë prezent edhe të apllaudojnë pse se ka sjellë ujin dhe kanalizimin kjo është për keqardhje”, tha Mendi Qyra.