Radev: Shkupi shprehu ngushëllime dhe gatishmëri për ndihmë nga vërshimet

nga Xh M

Sofje, 5 tetor – Presidenti Rumen Radev ka bërë të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Bullgarisë në përballjen me pasojat e përmbytjeve që kanë përfshirë shumë rajone të vendit.

“I falënderohem presidente­s Gordana Siljanovska për bisedën telefonike konstruktive dhe për ngushëllimet e shprehura për viktimat nga përmbytjet në Bullgari, si dhe për gatishmërinë e shprehur të Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ofruar mbështetje në menaxhimin e pasojave të kësaj katastrofe”, shkroi kreu i shtetit në profilin e tij në “X”.

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha, rrugë të bllokuara dhe dëme në infrastrukturë në shumë zona. Një pjesë e popullatës ka mbetur pa energji elektrike dhe qasja në disa rajone është e kufizuar. Deri tani janë konfirmuar katër viktima.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More