Arrestohen dy persona, sekuestrohen 40 mijë euro të falsifikuara

nga D. V.

Janë arrestuar dy persona dhe janë sekuestruar 40 mijë euro të falsifikuara në një operacion policor që ndodhi në Prishtinë.

“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, në orët e mbrëmjes të martën janë ndaluar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘Falsifikim i Parasë’ .Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas hetimeve disa mujore, në bazë të urdhrit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe nën udhëheqjen e  Prokurorisë Speciale të Kosovës, kanë zhvilluar një operacion policor në Prishtinë.  Në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës, është ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin dy personat e dyshuar,  S.T dhe A.Th. Pas kontrollit të ushtruar, janë gjetur dhe sekuestruar para të falsifikuara në valutën euro, në shumën totale prej 40,000.00 (katërdhjetë mijë), të cilat gjatë testimit fillestar kanë rezultuar se janë të falsifikuara”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.

Hetuesit kanë kryer kontrolle edhe në dy lokacione: në shtëpitë dhe objektet përcjellëse të banimit të personave të dyshuar.

Më tej u tha se “Prokuroria Speciale e Kosovës në koordinim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me dispozitat e Kodit të Procedurës Penale”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More