Takim protokollar Gashi – Hricova

nga D. V.

Shkup, 7 tetor –  Sot, Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi takim protokollar me SH.E. Iveta Hricova, Ambasadore e Republikës Sllovake. Kryetari Gashi e uroi ambasadoren Hricova për fillimin e mandatit të saj diplomatik
në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe i uroi punë të suksesshme dhe të frytshme. Ai shprehu kënaqësi për marrëdhëniet miqësore dhe të ngushta dypalëshe midis dy vendeve, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme që Sllovakia i jep vendit tonë në procesin e integrimit evropian dhe në kuadër të NATO-s dhe BE-së, të cilat mbeten prioritet për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja Hricova shprehu mirënjohjen e saj për pritjen dhe theksoi se do të ishte e lumtur të angazhohej në thellimin e bashkëpunimit dypalësh gjatë mandatit të saj, veçanërisht duke inkurajuar aktivitetet midis grupeve parlamentare për bashkëpunim të dy parlamenteve. Ajo shprehu gatishmërinë e saj për të inicuar aktivitete, takime dhe projekte
të përbashkëta që do të kontribuojnë në avancimin e mirëkuptimit të ndërsjellë dhe partneritetit midis Maqedonisë së Veriut dhe Sllovakisë. Në fund të takimit, Kryetari Gashi theksoi edhe një herë se Parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet një institucion me dyer të hapura për promovimin e bashkëpunimit parlamentar, dialogut dhe miqësisë midis të dyja vendeve. Bashkëbiseduesit ranë dakord që diplomacia parlamentare përfaqëson një segment të rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të forcuar më tej bashkëpunimin në sferat kulturore, arsimore dhe ekonomike.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More