MPB me detaje për plagosjen në Kumanovë

nga D. V.

Shkup, 7 tetor – Një person është plagosur pasdite në rrugën prapra komunës së Kumanovës, pasi ndaj tij është shtënë nga një makinë në lëvizje.
MPB ka njoftuar se bëhet fjalë për Z.SH (43) nga Sllupçani, komuna e Likovës dhe i njejti është transferuar në spital.
“Sot në orën 13.54 në SPB Kumanovë është denoncuar se në udhëkryqin mes rrugëve ‘Dimitrije Tucoviq’ me rrugën ’11 Oktomvri’ në Kumanovë, dy persona në lëvizje me armë zjarri kanë shtënë ndaj makinës “golf” e drejtuar nga Z.Sh (43) nga fshati Sllupçan, komuna e Likovës, i cili është plagosur dhe më pas dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Ekipet e policisë janë në terren duke kryer inspektim, dhe është bllokuar rruga “11 Oktomvri”, ku përveç ndërtesës së qeverisjes vendore ndodhen të gjitha institucionet e rëndësishme – gjykata, policia, posta etj.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More