Beograd, 7 tetor – Martin Sipkovski, ish-lojtar i Vardarit në kategoritë e të rinjve, humbi jetën në një shpërthim që ndodhi më 1 tetor në qendër të Beogradit, në rrugën Kosovka, disa metra larg ndërtesës së Kuvendit Popullor.
Sipkovski ishte aktiv në botën e modës në vitet e fundit. Sipas mediave serbe, aksidenti ndodhi për shkak të manipulimit të pakujdesshëm me një pajisje shpërthyese, e cila dyshohet se ishte përgatitur për ekzekutimin e një trafikanti të njohur të drogës.
Nga shpërthimi i fuqishëm, apartamenti i Sipkovskit u shkatërrua plotësisht, ndërsa u dëmtuan edhe dy apartamente fqinje në të njëjtën ndërtesë.
Hetimet për shkaqet dhe origjinën e pajisjes shpërthyese vazhdojnë.