Dibër, 8 tetor – Kandidati i koalicionit VLEN për komunën e Dibrës, Fisnik Mela ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme së bashku me kryeministrin dhe përfaqësues tjerë qeveritare kanë zhvilluar vizita në disa biznese vendore në Dibër.
“Dje, së bashku me kryeministrin e vendit z. Hristijan Mickoski, kryetarin Zeqirija Ibrahimi, ministrin Orhan Murtezani, deputetin Bekim Sali dhe përfaqësues të tjerë të qeverisë dhe kuvendit, zhvilluam vizita në disa biznese vendore në Dibër.
Dibra ka potencial të madh ekonomik dhe njerëz të përkushtuar që duan të ndërtojnë të ardhmen këtu.
Gjithashtu, vizituam edhe f. Kosovrast dhe f. Mogorçë, ku bashkëbiseduam me banorët për programin tonë, Dibra 2025–2029, që synon zhvillim, mirëqenie dhe mundësi për çdo qytetar.
Një zë, për Dibrën 7”, ka shkruar Mela.