Celibashi i jep mandatin Besnik Brahimit, deputet nga PSD në Shkodër

nga D. V.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi i dha sot mandatin e deputetit Besnik Brahimit, kandidat i listës shumemërore të Partisë Socialdemokrate në qarkun e Shkodrës, për zgjedhjet për Kuvend të datës 11 maj 2025.

Vendimi vjen pas pas dorëheqjes të Tom Doshit, nga mandati i deputetit.

Dy deputetë të zgjedhur më 11 maj, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo, nga Partia Socialdemokrate, paraqitën në 12 shtator pranë Komisionit të Përkohshëm të Verifikimit të Mandateve, kërkesën për heqjen dorë nga mandati i deputetit.

Në këtë legjislaturë të re të Kuvendit, Partia Socialiste ka 83 mandate, koalicioni “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” 50 mandate, Partia Socialdemokrate 3 mandate, Partia Mundësia 2 mandate, “Shqipëria Bëhet” 1 mandat dhe Lëvizja Bashkë 1 mandat.

71 prej deputetëve të Kuvendit, u ulën për herë të parë në karrigen e parlamentit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More