Mexhiti: Bujar Osmani në debat përball meje me vete duhet të marr Gruevskin dhe Mijallkovin

nga Xh M

Shkup, 10 tetor – Kandidati i koalicionit qeverisës VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i është kundërpërgjigjur me ironi kundër kandidatit të tij nga AKI, Bujar Osmani, pas deklaratës së këtij të fundit se në debat Mexhiti duhet të marrë me vete kryeministrin Hristijan Mickoski.

Mexhiti e ktheu përgjigjen në mënyrë therëse dhe me humor politik, duke demaskuar lidhjet e vjetra të BDI-së dhe Bujar Osmanit me strukturat e ish qeverisë që për vite të tëra kanë dëmtuar shqiptarët.

“Sot dëgjova diçka tjetër, se i paskam thënë që të vjen në debat edhe me Aliun, edhe me Artanin, edhe me PR agjencitë, t’i ballafaqojmë argumentet, politikat e vizionet për Çairin, ai qenka kundërpërgjigjur që të marr me vete Mickoskin. Unë Mickoskin do e marr si kryeministër por atëherë mirë është që ai përveç Aliut dhe Artanit me vete të merr edhe Nikolla Gruevskin dhe Sasho Mijallkovin edhe këtu ta mbyllim sepse o le të bëhet burrë e le të del të caktoj terminin, le ta zgjedh një televizion nacional dhe prej sot po i them se aty më ka,” ka deklaruar Mexhiti.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More