Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

nga L. M

Më 16 tetor është parashikuar të mbahet seanca për shqyrtimin e afateve të mandateve të Gjykatës kushtetuese.

Opozita i është drejtuar kryeparlamentarit Niko Peleshi, që në këtë seancë të ketë edhe një përfaqësues sipas parashikimeve ligjore.

Në një shkresë dërguar kreut të Kuvendit, grupi parlamentar i Partisë Demokratike kërkon akreditimin e ekspertit Marash Logu, ndërsa në seancë do të diskutohet për datën e fillimit dhe mbarimit të  mandateve të gjyqtarëve të Kushtetueses.

Sipas PD, për shkak të rëndësisë dhe garantimit të transparencës, do të kërkohet që seanca të jetë publike dhe me praninë e medias.

Seanca do të zhvillohet bazuar në një kërkesë të Presidentit të Republikës, i cili ka kërkuar interpretimin e kohëzgjatjes së mandateve të gjyqtarëve kushtetues.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More