Mickoski: Partitë opozitare i bashkon dashuria për pushtetin

nga Xh M

Shkup, 11 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se partitë opozitare i bashkon dashuria ndaj pushtetit dhe urrejtja ndaj VMRO-DPMNE-së.

“Në këto zgjedhje kemi dy mundësi. Mundësi të tretë nuk ka. Njëra mundësi është një koalicion gjysmëformal. në disa momente joformal, ndërsa në thelbin e saj të thellë, shumë formal, në të cilin bëjnë pjesë partitë politike, të cilat janë bashkuar për dy qëllime kryesore. E para është pushteti dhe dëshira për pushtet. Dhe e dyta është urrejtja patologjike ndaj VMRO-DPMNE-së. Këto janë koalicioni LSDM-BDI dhe partia politike E Majta. Janë bashkuar Venko, Aliu dhe Dimçe sepse pushteti është më i dashur për ta se çdo gjë tjetër në jetë, madje edhe nga parimet e tyre, por edhe urrejtja patologjike që kanë ndaj VMRO-DPMNE-së është aq e fortë saqë arriti të kapërcejë të gjitha dallimet e tyre, si politike ashtu edhe personale, vetëm për t’u bashkuar dhe munduar që në këto zgjedhje të arrijnë ndonjë rezultat. Ky është opsioni i parë”, tha Mickoski.

Ai foli për siç thotë, koalicionin gjysmëformal të LSDM-BDI-E Majta për zgjedhjet e ardhshme lokale, e që sipas tij, këto tre parti sollën shkatërrimin e shtetit.

Mickoski akuzoi LSDM-në se në shtatë vite pushtet ka shkatërruar dhe plaçkitur Maqedoninë, duke përmendur dhe marrëveshjet që u nënshkruan për fqinjësi të mirë me Bullgarinë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More