Joshevska: Të akuzuarit dhe familjet e tyre po bëhen viktima të sistemit

nga Xh M

Shkup, 12 tetor – Avokatja Suzana Joshevska-Anastasovska e shprehu qëndrimin e saj për rastin me diskotekën “Puls”. Ajo tha se “Puls” është një objekt i ri, që siç thotë, u krijua në vitin 2024 atëherë edhe kur është rinovuar. Siç thotë Joshevska- Anastasovska, mangësitë në mbikëqyrje nga viti 2012 deri në 2024 nuk mund të lidhen me ngjarjen tragjike dhe shtoi se, edhe familjet e atyre që janë akuzuar padrejtësisht, po bëhen viktima të sistemit.

“Qëndrimi im është se “Puls” është një objekt i ri në kuptimin ligjor, i krijuar në vitin 2024 kur është rinovuar, dhe nga këtu , mangësitë në mbikëqyrje nga viti 2012 deri në 2024 nuk mund të lidhen në asnjë mënyrë me ngjarjen tragjike. Ngushëllime të sinqerta për familjet dhe të lënduarit, le të kujdesemi që ata të mos riviktimizohen, por gjithashtu, të mos krijojmë viktima të reja. Për fat të keq, ata që janë akuzuar padrejtësisht, edhe familjet e tyre po bëhen viktima të reja të sistemit“, tha avokatja Suzana Joshevska Anastasovska.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More