Von der Leyen nisi turneun në Ballkanin Perëndimor, të mërkurën vjen në Shkup

nga D. V.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot fillon turneun e saj tre-ditor në rajonin e Ballkanit Perëndimor nga Tirana, duke mbërritur në Shkup të mërkurën. Siç njofton Komisioni Evropian, gjatë qëndrimit të saj në Shkup, Von der Leyen do të takohet me presidenten Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska-Davkova, kryeministrin Hristijan Mickoski dhe kryetarin e Parlamentit, Afrim Gashi, të mërkurën pasdite, transmeton Portalb.mk.

Shkup, 13 tetor – Në ditën e parë të turneut të pestë të këtij viti në Ballkanin Perëndimor, Von der Leyen do të takohet sot në Tiranë me presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, pas së cilës do të mbajë fjalim në hapjen e Forumit Rajonal të Investimeve të BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Sot pasdite, Von der Leyen do të udhëtojë për në Tivat, ku do të takohet me presidentin e Malit të Zi Jakov Milanoviq dhe kryeministrin Milojko Spajiq, dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e Investimeve për një të Ardhme të Mençur dhe të Gjelbër.

Nga Tivati, Von der Leyen do të udhëtojë nesër për në Sarajevë për takime me anëtarët e presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryetaren e Këshillit të Ministrave, Borjana Krshto, pas të cilave do të vizitojë edhe Qendrën Memoriale të Srebrenicës.

Von der Leyen do të udhëtojë nga Bosnja dhe Hercegovina për në Beograd, ku të mërkurën në mëngjes do të takohet me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Kryeministrin Gjuro Macut, pas të cilave do të udhëtojë për në Prishtinë për takime me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

Nga Prishtina, Von der Leyen do të mbërrijë në Shkup të mërkurën pasdite, që do të jetë ndalesa e fundit e turneut të saj në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, Maqedonia e Veriut mbetet e ngujuar në rrugëtimin drejt BE-së, shkaku i kontestit me Bullgarinë fqinje. RMV duhet t’i bëjë ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën drejt BE-së. Ndryshimi kushtetutës përfshin shtimin e bullgarëve dhe etnive tjera në Kushtetutë. Ndryshimi kërkon shumicë prej dy të tretash dhe negociatat me BE-në nuk do të fillojnë derisa të bëhen këto ndryshime. 

Me kusht të ndryshimi të Kushtetutës, Maqedonia e Veriut më 19 korrik të vitit 2022 i filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, pas miratimit të propozimit francez të cilin Maqedonia e Veriut e miratoi më 16 korrik 2022. Propozimi atë kohë u votua në parlament pa pjesëmarrjen e opozitës së atëhershme e cila tani është në pushtet.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More