Sydney Sweeney shfaq stilin ‘preppy’ dhe bën transformimin fizik për filmin “Christy”

nga D. V.

Sydney Sweeney shkëlqeu me një pamje vjeshtore preppy gjatë promovimit të filmit të saj të ri biografik, Christy, në Qendrën e Dizajnit Pacific në Hollywood.

27-vjeçarja, ambasadore e markës American Eagle, u shfaq e sofistikuar me një kostum me fund të shkurtër Brunello Cucinelli, duke hyrë krahas aktorit kryesor, Ben Foster.

Për rolin e saj si boksierja profesioniste Christy Martin, Sydney shtoi 15 kg muskuj në një periudhë tre mujore stërvitjeje intensive, duke u përgatitur fizikisht me boks dhe kikboks, duke rikthyer lidhjen me anën fizike të vetes që kishte pasur në adoleshencë, shkruan DailyMail.

“Transformimi fizik ishte sfidues, por çdo minutë ia vlejti. Christy është një nga gratë më frymëzuese që kam njohur”, tha aktorja gjatë një sesioni pyetje-përgjigje.

Ajo shtoi se procesi i përgatitjes e ndihmoi të bëhej më e fortë në jetën personale dhe profesionale.

Filmi 135-minutësh përfshin edhe Katy O’Brian, Merritt Wever dhe Ethan Embry dhe do të dalë në kinematë amerikane më 7 nëntor dhe në Mbretërinë e Bashkuar më 28 nëntor.

Sydney po synon një nominim për Oscar për aktoren më të mirë, ndërsa Gold Derby e rendit aktualisht në vendin e 10-të, pas emrave si Jessie Buckley, Emma Stone dhe Julia Roberts.

Përveç filmit, Sweeney do të rikthehet vitin e ardhshëm në sezonin e tretë të Euphoria, ku do të portretizojë sërish karakterin e saj të njohur, Cassie Howard, në tetë episode.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More