Vëllezërit binjakë, Ziv dhe Gali Berman janë ribashkuar këtë të hënë pas lirimit të tyre. Vëllezërit kanë qenë të ndarë për pjesën më të madhe të dy viteve që kaluan në Gaza. Ata janë dy nga shtatë pengjet që iu dorëzuan Kryqit të Kuq nga Hamasi herët këtë mëngjes.
Fotoja tregon vëllezërit duke ndarë përqafimin e tyre të parë pas lirimit. Ata u rrëmbyen nga shtëpia e tyre në kibucin Kfar-Aza gjatë sulmit terrorist të 7 tetorit. Ata ishin 26 vjeç në atë kohë dhe tani që u liruar kanë mbushur 28 vjeç, përcjell euronews.al.
Forumi i Pengjeve dhe Familjeve të Zhdukura tha se Ziv Berman pëlqen ta fillojë ditën me një filxhan kafe dhe një lojë tavëll dhe ka “një koleksion mbresëlënës këpucësh”. Ata thanë se ai është një adhurues i shfaqjeve televizive realiste dhe i adhuron biskotat e bëra në shtëpi nga mamaja e tij.
Forumi tha se Gali Berman, një mjeshtër i aftë me talent për të rregulluar gjëra, po planifikonte një udhëtim në Australi përpara se të rrëmbehej.