Pas 61 vitesh, nxënësit në Creshevë do të bëhen me sallë sportive, Janevska dhe Stefkovski mbikqyrën aktivitetet ndërtimore

nga D. V.

Shkup, 13 tetor – E ardhmja e shtetit ndërtohet në shkolla dhe prandaj është me rëndësi të jashtëzakonshme që të gjithë fëmijët të kenë kushte të denja për edukim, ndërsa mësimdhënësit e tyre të jenë të motivuar dhe të kenë mundësi ta realizojnë mirë misionin e tyre fisnik. Si Qeveri jemi përkushtuar ndaj infrastrukturës në arsim dhe në 16 muajt e fundit kemi investuar 67 milionë euro – 32 milionë përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe 35 milionë përmes thirrjes së Qeverisë për shpërndarjen e mjeteve drejt komunave për projekte arsimore.
Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, e cila sot, së
bashku me Kryetarin e Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, mbikqyrën ndërtimin e
sallës sportive në kuadër të Shkollës Fillore „Naum Ohridski“ në Creshevë.
„ Investimi në sallën sportive është pikërisht rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet
Qeverisë dhe komunës. Objekti do të mundësojë realizimin cilësor të orës së arsimit fizik,
por gjithashtu do të inkurajojë aktivitet fizik më të madh dhe ushtrimin e sporteve nga fëmijët pas përfundimit të orëve të mësimit,“ tha Janevska, duke theksuar se infrastruktura cilësore sportive kontribuon në përgatitjen e gjeneratave të shëndetshme me vlera të vërteta – me shpirt garues, këmbëngulje, punë ekipore, empati dhe respekt të ndërsjellë.
Ministrja theksoi se investimet në arsim do të vazhdojnë. Me buxhet të rritur për këtë resor,
gjatë mandatit, Qeveria do të ndërtojë edhe 30 salla sportive shkollore, dhe do të
rikonstruktohen 15 ekzistuese në komuna të ndryshme.

Kryetari i Komunës Stefkoski tha se pas 61 vitesh, nxënësit në Creshevë, Viniçë dhe
Smillkovcë, të cilët arsimin fillor e ndjekin në këtë shkollë, do të bëhen me  sallë sportive
shkollore sipas të gjitha standardeve evropiane. Ai shprehu kënaqësi për mbështetjen e
Qeverisë  për modernizimin e infrastrukturës në komunë, duke informuar se mjetet për këtë objekt, në vlerë prej 34 milionë denarësh, janë siguruar përmes thirrjes qeveritare për
shpërndarjen e mjeteve për projekte infrastrukturore nëpër komuna. Salla sportive pritet të
përfundojë në gjysmën e dytë të vitit 2026.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More