TV21 ftoi në debat Mexhitin dhe Osmanin, ky i fundit nuk pranon

nga Xh M

Shkup, 13 tetor – Tv21 ka ftuar për debat dy kandidatët për kryetar të komunës së Çairit, Izet Mexhiti nga Vlen dhe Bujar Osmani nga AKI; derisa Mexhiti ka pranuar ftesën, Osmani ka refuzuar atë.

E pranova ftesën për debat në TV21. Për fat të keq, më njoftuan se Bujar Osmani ka refuzuar. Prandaj sonte, nga ora 21:00, do të më ndiqni në një intervistë në TV21.
Por ftesa mbetet: Bujar, mos u frikëso. Guxo. Demokracia do të thotë të përballesh para qytetarëve, jo të fshihesh. Demokracia do të thotë t’i lejosh qytetarët t’i dëgjojnë vizionet e ndryshme, jo të kufizohesh në kornizat që vetë i ke vendosur. Eja në debat, Bujar. Qytetarët meritojnë një debat të vërtetë, kështu ka shkruar Mexhiti në pranimin e ftesës së tij për debat në Tv21.

Ndërkohë që Osmani është arsyetuar se nuk ka pranuar ftesën për shkak se Mexhiti disa herë e paska refuzuar përballjen me atë.

Kundërshtari im pesë herë refuzoi të dalë në debat. Pesë herë iku nga përballja me mua. Vetëm pasi dola publikisht dhe thashë se ai po i ik qytetarëve, u frikësua nga reagimi dhe doli me një ftesë të vonuar në një televizion. Por e vërteta është e qartë: Unë tashmë kam konfirmuar dy debate për ditët në vijim, një në gjuhën shqipe dhe një në gjuhën maqedonase, dhe të dy janë caktuar me kohë. Ai e dinte këtë, prandaj tani po përpiqet të krijojë konfuzion, për të dalë sikur unë po e shmang. Në fakt, ai po përpiqet të keqpërdorë emrin e një televizioni si justifikim që të mos paraqitet në dy debatet që i presin. Kush ka guxim, del përballë. Kush ka frikë, fshihet pas kamerave dhe manipulimeve, shkruan kështu Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More