Pas LDK-së, edhe PDK: Jemi partia e parë në Kosovë në Kuvende Komunale

nga D. V.

Partia Demokratike e Kosovës ka dal me një reagim pas përfundimit të numërimit të votave.

PDK thotë se është partia e parë në Kosovë, me mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale.

“Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Njoftimi i plotë:

PDK partia e parë në Kosovë, mbi 175 mijë vota për Kuvende Komunale
Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të marrë numrin më të madh të votave në nivel vendi, sa i përket garës për Kuvendet Komunale, ku radhitet e para me mbi 175 mijë vota. Para LDK-së me 168 mijë vota dhe para VV-së me 156 mijë vota.
PDK ka fituar në raundin e parë në tri komuna: Ferizaj, Skënderaj dhe Han të Elezit.
Ndërkohë, bazuar në rezultatet preliminare, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë në balotazh në gjashtë komuna, prej të cilave në katër u radhit e para.
Komunat ku PDK-ja shkon si e para në balotazh janë: Prizreni, Mitrovica, Vushtrria dhe Kaçaniku. Ndërsa në Klinë dhe Dragash, PDK shkon si e dyta në balotazh.
Ndërkaq, PDK ka arritur të shndërrohet si forcë kryesore politike edhe në kryeqytet. Sa i përket votave të marra për Kuvendin Komunal të Prishtinës, PDK ka arritur rezultatin më të mirë ndonjëherë, duke u radhitur si parti e dytë me mbi 21 mijë vota, pa u numëruar ende të gjitha kutitë.
Ndërkaq, kandidati ynë për kryetar Uran Ismaili është radhitur i treti me 28 mijë e 588 vota, me mbi 10 mijë vota më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021.
Në tërësi, në garën për kryetar në nivel vendi, PDK ka dalë e dyta me 200 mijë vota.
Në të gjithë Kosovën, janë të panumëruara edhe 84 vendvotime të tjera, dhe ky rezultat mund të rritet edhe më shumë.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More