Bujar Osmani i shqetësuar pas pyetjes për rastin “Monstra” braktis konferencën për media!

nga D. V.

Shkup, 13 tetor – Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, sot braktisi konferencën për media pasi u pyet lidhur me rastin “Monstra”.

Në pyetjen e gazetarëve se a ndjen përgjegjësi për aprovimin e aksionit policor ku u arrestuan dhjetëra shqiptarë të pafajshëm, Osmani u përpoq të shmangte përgjigjen, duke deklaruar:

“Unë s’kam qenë ministër atëherë, kam qenë mjek në klinikë. Tre vjet para dhe tre vjet pas nuk kam qenë ministër”, tha Osmani, përpara se të përfundonte konferencën pa pranuar pyetje të tjera.

Megjithatë, kujtojmë se në vitin 2012, në cilësinë e zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani publikisht kishte deklaruar se partia e tij kishte dhënë aprovim për aksionin policor që çoi në arrestimin e dhjetëra shqiptarëve në rastin “Monstra”.

“Ne, në bazë të dëshmive që kishim, kemi lejuar një aksion të tillë”, kishte deklaruar Osmani atëherë. Link (video)

Rasti “Monstra” mbetet një nga plagët më të rënda të drejtësisë dhe politikës në Maqedoninë e Veriut, i cilësuar nga shumë organizata dhe juristë si një proces i montuar ndaj shqiptarëve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More