Lideri i opozitës izraelite – Trumpit: Sivjet gabuan, vitin e ardhshëm duhet t’jua japin Çmimin Nobel për Paqe

nga D. V.

Kreu i opozitës izraelite, Yair Lapid, e lavdëroi Presidentin Donald Trump në një fjalim në parlament dhe tha se lideri amerikan duhet të shpërblehet me Çmimin Nobel për Paqe vitin e ardhshëm.

“Kur u zgjodhët, shpallët se do të ishit ‘Presidenti i Paqes’. Ju e keni mbajtur fjalën”, tha Lapid përkrah Trumpit. “Fakti që ju nuk u shpërblyet me Çmimin Nobel për Paqe është një gabim i rëndë i komitetit – por ata nuk do të kenë zgjedhje, zoti President. Ata do të duhet t’jua japin vitin e ardhshëm”.

Lapid tha se Trump ka arritur “të paimagjinueshmen”, por se tani Izraeli duhet të “marrë përgjegjësi” për hapat e ardhshëm.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More