Barnat për sëmundje të rënda dhe pajisje teknologjike ndalohen në Aeroportin e Prishtinës

nga D. V.

Dogana e Kosovës njofton se gjatë fundjavës kanë zbuluar tri raste të ndara të tentim-importit të mallrave të padeklaruara gjatë kontrolleve rutinë të pasagjerëve.

Mallrat përfshijnë pajisje teknologjike e medikamente për trajtimin e sëmundjeve të rënda shëndetësore.

“Pajisje teknologjike: “Apple 17 Pro dhe Pro Max”, Mac Mini Desktop Computer me M4 chip, kamera MXBRIO WEB për konferenca 4K Ultra HD, altoparlantë Sonos ERA100, si dhe disk për ruajtje të të dhënave WD Black 4TB. Medikamente për trajtimin e sëmundjeve të rënda shëndetësore, të cilat janë tentuar të futen në Kosovë përmes transportit ajror pa poseduar licencat përkatëse të importit”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Vlera totale e mallrave të ndaluara vlerësohet të jetë mbi 20,000 euro, ndërsa ndaj personave të përfshirë janë inicuar procedurat kundërvajtëse të parapara me Kodin Doganor dhe të Akcizave të Republikës së Kosovës. Mallrat ndodhen nën mbikëqyrje doganore, deri në përfundimin e procedurave.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More