Kasami: Shkupjani nuk tutet, ai u radhit sot fuqishëm me VLEN-in

nga Xh M

Shkup, 16 tetor – Kandidati i VLEN për mandatin e dytë në Tetovë, Bilall Kasami, ka shpërndarë në rrjetet sociale një mesazh motivues pas tubimit të madh të koalicionit në Çair.

“Shkupjani nuk tutet! Ai u radhit sot fuqishëm me VLEN-in dhe Izet Mexhitin. Fitore e madhe kudo ku ka shqiptarë më 19 tetor”, ka shkruar Kasami në postimin e tij, i cili shoqërohet me fotografi nga atmosfera entuziaste e takimit në Çair.

Tubimi në Çair u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të koalicionit **VLEN**, ku qytetarët shprehën mbështetje të fuqishme për ndryshimin dhe përfaqësimin e ri politik të shqiptarëve në vend.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More