Lamallari pret ambasadorin italian, në fokus Kapitulli 23 i negociatave me BE

nga D. V.

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari priti sot në një takim kortezie ambasadorin e Italisë në Tiranë, Marco Alberti.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lamallari bëri të ditur se gjatë takimit “theksuam rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fushën e shtetit të së drejtës.

Gjithashtu, nënvizoi Lamallari, ata shprehën “vullnetin dhe angazhimin për ta thelluar bashkëpunimin dhe mbështetjen e Shqipërisë në procesin e negociatave mbi Kapitullin 23 “Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore” si dhe nismave të Ministrisë së Drejtësisë sipas vizionit të qeverisë Shqipëria 2030”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More