Arbër Ademi: Kërkojmë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare

nga Redaksia

Shkup, 21 tetor – Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe zëdhënësi i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Arbër Ademi, në një intervistë për televizionin Alsat, deklaroi se kërkesa për zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk ka të bëjë me etjen për pushtet, por me nevojën për të reflektuar vullnetin e qytetarëve në përfaqësimin institucional.

“Ne nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme që me çdo kusht BDI apo AKI të jetë në pushtet. Nëse fitues janë ata që aktualisht janë në pushtet, atëherë le të qeverisin, por jo duke u bërë vegla të VMRO-DPMNE-së”, u shpreh Ademi.

Ai theksoi se të dhënat zgjedhore tregojnë qartë një epërsi të koalicionit opozitar, dhe se kërkojmë zgjedhje të parakohshme.

“Raporti është 20 me 15 në numër deputetësh në favor të AKI-së. Prandaj, kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, thekson Ademi.

demi gjithashtu theksoi se opozita shqiptare është forcuar ndjeshëm në terren, dhe rezultati i zgjedhjeve lokale është sinjal i qartë se qytetarët po kërkojnë ndryshim politik dhe qeverisës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More