Gonxhja: Së shpejti nisin ndërhyrjet në Kalanë e Borshit, nga restaurimi i xhamisë deri te ndriçimi

nga D. V.

Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit bëri të ditur se, së shpejti, do të ndërhyhet në Kalanë e Borshit, për t’i dhënë këtij monumenti një jetë të re.

Gonxhja thekson se ndërhyrja në këtë monument unik do të ruajë historinë duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Ministri ka bërë me dije detaje nga ky projekt i cili parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë dhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë si monopate, panele interpretuese, platformë vëzhgimi dhe ndriçim artistik, duke i dhënë Kalasë së Borshit ndriçim edhe në mbrëmje.

Projekti financohet nga Banka Botërore dhe do të zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me MTKS dhe Bashkinë Himarë.

Kalaja e Borshit ndodhet 500 metra mbi nivelin e detit dhe daton rreth shekullit IV-III p.k.

Kodra e Sopotit, mbi të cilën ngrihet Kalaja e Borshit, gjendet në veri të fshatit Borsh dhe në perëndim të Fterrës.

Borshi, vetëm 17 kilometra nga Himara, ka vijën bregdetare më të gjatë të Jonit dhe është një paketë e mrekullueshme turistike ku ndërthuret, natyra, plazhi dhe historia. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More