350 tonë mbeturina komunale mblidhen vetëm gjatë ditës së djeshme

nga Xh M

Shkup, 24 tetor – Gjatë ditës së djeshme dhe natës së kaluar, NP Komunale Higjiena – Shkup realizoi aktivitete për mbledhjen dhe transportin e mbeturinave komunale nga kontenierët e vendosur në bulevardin Goce Dellçev, deri te Hotel VIP, bulevardi Partizanski Odredi, bulevardi Mitropolit Teodosij Gologanov, rrugët Dame Gruev dhe John Kennedy, si dhe në shumë lokacione të tjera në komunën e Aerodromit, njoftuan nga ndërmarrja.

Gjatë këtyre aktiviteteve u mblodhën gjithsej 350 tonë mbeturina komunale.

Në njoftim theksohet se NP Komunale Higjiena – Shkup ende nuk ka marrë përgjigje nga kryetarët e komunave të Shkupit lidhur me destinacionin e mbeturinave të mbledhura nga aktivitetet që ata pretendojnë se kryejnë brenda komunave të tyre. Ndërmarrja shton se gjatë ditës së sotme nuk ka vërejtur që ndonjë komunë tjetër të ketë mbledhur mbeturina nga kontenierët.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More