BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

nga Xh M

Bruksel, 24 tetor – Udhëheqësit e BE-së janë shprehur në favor të vendosjes së kufizimeve të moshës për akses në platformat e mediave sociale, por e kanë bërë të qartë se nuk kanë ndërmend t’ia dorëzojnë kompetencat e tyre kombëtare për këtë çështje Brukselit.

“Këshilli Evropian thekson rëndësinë e mbrojtjes së të miturve, përfshirë edhe përmes një moshe digjitale të shumicës – duke kufizuar aksesin në media sociale të fëmijëve, dhe respektuar kompetencat kombëtare”, thuhet në deklaratën e miratuar dje në samitin e BE-së, në Bruksel.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kohët e fundit i dha një vrull të ri debatit me thirrjen e saj për një moshë minimale në të gjithë BE-në – për përdorimin e mediave sociale.

Von der Leyen ka krahasuar kufizimet e mundshme të moshës për mediat sociale me kufizimet në konsumin e duhanit dhe alkoolit.

Ajo gjithashtu përmendi Australinë, ku parlamenti miratoi legjislacionin në nëntor 2024 që kufizon aksesin në mediat sociale për fëmijët dhe adoleshentët.

Sipas rregullave të reja, vetëm përdoruesit e moshës 16 vjeç e lart do të lejohen të hyjnë në platforma. Masa do të hyjë në fuqi në dhjetor.

Komisioni Evropian po punon tashmë mbi themelet teknike për kufizimet e moshës.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More