Të lan e të shpërlan/ Japonezët kanë krijuar një lavatriçe njerëzore: Si funksionon?

nga D. V.

Një kompani japoneze ka prezantuar një risi futuriste që mund të ndryshojë përjetësisht mënyrën si kujdesemi për higjienën personale.

Science Corporation ka zbuluar pajisjen Mirai Ningen Sentakuki – që përkthehet si “lavatriçja e së ardhmes për njerëz” – në pavijonin Osaka Healthcare gjatë Ekspozitës Botërore Osaka-Kansai Expo 2025, e cila përfundoi në fillim të këtij muaji, raporton Punkufer. Kjo lavatriçe njerëzore është në fakt një kapsulë inteligjente me ndenjëse të ulët, ku përdoruesi ulet dhe më pas mbulohet plotësisht nga një çati automatike. Brenda, ekrani projekton skena relaksuese si pamje nënujore apo perëndime dielli, të shoqëruara me muzikë qetësuese që ndihmon në çlodhjen mendore gjatë procesit të larjes.

Pasi kapsula mbyllet, ajo mbushet gradualisht me ujë të ngrohtë dhe sapun ultra të imët deri në nivelin e gjoksit. Uji më pas kullohet, dhe gryka të posaçme spërkasin ujë të pastër për të hequr mbetjet e sapunit dhe papastërtitë.
E gjithë procedura zgjat vetëm disa minuta dhe nuk kërkon asnjë veprim nga përdoruesi.

Procesi është plotësisht i automatizuar me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Sensorë të integruar matin në mënyrë të vazhdueshme temperaturën e ujit, rrjedhën dhe presionin për të garantuar komoditet maksimal. Për më tepër, sistemi është i projektuar për të minimizuar konsumin e ujit dhe për të ricikluar e filtruar atë, duke e bërë zgjidhjen miqësore me mjedisin.

Sipas Science Corporation, qëllimi i Mirai Ningen Sentakuki është të krijojë një përvojë holistike pastrimi, ku trupi dhe mendja pastrohen njëkohësisht. Ata që e kanë provuar tashmë pajisjen janë shprehur të mahnitur nga ndjesia e relaksit dhe pastërtisë që ofron kjo teknologji e së ardhmes.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More