Rama mbërrin në Riad, pritet nga Princi i Kurorës së Arabisë Saudite

nga D. V.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Riad të Arabisë Saudite, me ftesë të Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhamed bin Salman, për të marrë pjesë në Future Investment Initiative (FII).

Siç ka njoftuar vet kryeministri, ai u prit në Riad nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz.

“Riad, Arabia Saudite – Pritja nga Princi Mohammed bin Abdulrahman bin Abdulaziz, Zëvendësguvernatori i Riadit”, ka shkruar shkurt Rama në Facebook.

Ndryshe, në FII po merr pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More