Spitali “8 Shtatori” hap dhomën hiperbarike! Do të trajtohen edhe plagët e djegieve

nga Redaksia

Shkup, 27 tetor – Në Spitalin “8 Shtatori” në Shkup sot u promovua një dhomë kuruese me presion të lartë të ajrit, e cila pritet të vihet në funksion së shpejti për pacientët me plagë nga djegiet, me plagë kronike dhe plagë që shërohen me vështirësi nga diabeti, por edhe të sëmundjeve të tjera, që i mungonte mjekësisë publike.

Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu tha se ky projekt është fryt i bashkëpunimit të sektorit privat dhe publik.

Kjo dhomë hiperbarike e vendosur në repartin e terapisë fizikale dhe të rehabilitimit në Spitalin e përgjithshëm “8 Shtatori” në Shkup, autoritetet thanë se janë donacion nga kompania “ZEGIN”.
Projekti i dhomës hiperbarike ka qenë në projekt në të cilin është punuar për pesë muaj tha drejtori i spitalit të përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori” Sinisha Stojkoski.

Kujtojmë që në institucionet shëndetësore publike akoma nuk ka repart të specializuar për trajtimin e pacientëve me plagë të djegieve nga zjarri. Reparti që ishte në spitalin e qytetit “Shën Klimenti i Ohrit” prej kohësh mbetet jashtë funksionit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More