Rama kritikon BE për armatimin: Nuk e ka planin e saj të paqes, tani nisi të rizbulonte fjalën armëpushim

nga L. M

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar vendet europiane për mënyrën se si reagojnë ndaj presionit dhe konflikteve.

Nga Riadi, teksa po merr pjesë në Forumin “Future Investment Initiative”, kreu i qeverisë kërkoi që perëndimi të ndryshojë qasje dhe të mendojë më shumë për paqen.

“Një europë që nuk ka planin e saj të paqes, që për vite e vuri veten në autopilotin e amerikës e kur gjërat atje ndryshuan nisi të rizbulonte fjalën armëpushim që ishte hequr nga fjalori i të gjithëve dhe ka ngecur në një pozicion që mendon vetëm tek armatimet. Kjo është shqetësuese. Nuk më takon mua ti bëj leksion askujt, duhet ta bëjnë të tjerët por si një europian i palëkundur ndihem i shqetësuar nga fakti që fjala municione bërthamore është kthyer në diçka normale”, tha Rama. 

Rama kërkoi që Europa të reflektojë dhe të mendojë për të ardhmen.

“Kur e sheh të gjithë këtë e kupton që duhet një dush përulësie dhe të përpiqet të reflektojë. Se çfarë duhet të bëjë e mos të bëjë europa nuk ka lidhje me mua apo Shqipërinë”, u shpreh kryeministri. 

Një tjetër kritikë i kreut të qeverisë lidhej me zhvillimin e vendeve europiane, madje solli dhe një krahasim me vendet arabe.

“I kemi marrë të mirëqena ato që kemi. Tashmë jemi tek inercia e mërzitshme. Ja përse këtu ka një ndjesi që jeta ime po ecën mirë, po jo vendi im. Në ato vende që janë parë për një kohë të gjatë qe gjërat kanë shkuar mirë, po përballen me mërzisë e inercisë”, shtoi Rama. 

Ky forum që mbahet në Arabinë Saudite vjen në edicionin e tij të 9-të, ndërsa marrin pjesë vende nga e gjithë bota.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More