Kandidati për kryetar të Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci medoemos ka tentuar që rezultatin e zgjedhjeve 12 tetorit, ta quaj fitore, ndonëse kjo komunë do të përballet sërish në balotazh me 9 nëntor.
Ai në emisionin “Mesditë” në Tëvë1 është shprehur i bindur se do të jetë i pari në këtë komunë.
“A mundem me thënë që në raundin e parë kam me fitu unë?”, insiston Peci
Por gazetarët moderator ia kujtuan se diferenca mes tij dhe kundërkandidati të tij nga radhët e PDK-së, Arian Tahiri është vetëm 0.36 për qind.
“Ju jeni aktualisht me 0.36 për qind. Fitues është ai kur është fitues absolut”, i ndërhyn gazetari.
Peci fitore e ka quajtur edhe faktin se pas 18 vjetësh PDK nuk ka fituar në raundin e parë.
“Dje e pashë me një portal që pas 18 vitesh PDK nuk është e para në raundin e parë në Mitrovicë për çka shumë jam i lumtur dhe jam i bindur që për 18 vite rresht e kanë humbur epitetin e të parit në garën e zgjedhjeve lokale, unë 100 për qind jam i bindur që e humbin garën sepse ka një numër shumë të madhe të qytetarëve”, tha Peci.
E pse nuk fitoi në raundin e parë, ai arsye jep se propaganda ishte e egër.
“Nuk u bë sepse propaganda ishte shumë e egër”, tha ai.
 
			        
 
			        