Futbollisti i Real Madridit dhe i kombëtares së Brazilit, Vinicius Junior dhe influencuesja e njohur Virginia Fonseca, e kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre përmes një postimi të përbashkët në Instagram. Në imazhin që u bë viral brenda pak minutash, shihet shtrati i zbukuruar me petale trëndafilash dhe balona në formë zemre, duke krijuar një atmosferë romantike që menjëherë tërhoqi vëmendjen e fansave.

Ky njoftim i dha fund muajve të tërë spekulimesh rreth marrëdhënies së tyre, e cila deri më tani ishte shoqëruar me paraqitje diskrete dhe thashetheme në rrjetet sociale. Publikimi po ashtu i dha fund zërave se futbollisti po shmangte ta bënte publike lidhjen, thashetheme që u përforcuan pas një episodi të komentuar gjerësisht, kur Vini Jr. mbuloi fytyrën me një pecetë gjatë pozimit për një foto pranë Virginias, ish-bashkëshortes së këngëtarit Zé Felipe.
Ylli i Real Madrid, ka kërkuar falje publike ndaj influencueses braziliane, pas asaj se ai kishte shkëmbyer mesazhe me një modele tjetër. Sulmuesi brazilian, i nominuar për Topin e Artë 2024, tha se dëshiron të nisë një fillim të ri me Fonseca, me “pa gënjeshtra” dhe me “shumë dashuri, afeksion dhe respekt”. Ai e përshkroi Virginian, e cila është nënë e tre fëmijëve si një “nënë të admirueshme” dhe dikë për të cilin ndjen respekt të madh.
 
			        
 
			        