Supremja refuzon ankesën e AAK-së lidhur me procesin e votimit në Junik

nga D. V.

Gjykata Supreme ka refuzuar ankesën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) lidhur me procesin e votimit në komunën e Junikut, e ku kishte kërkuar që të anulohet votimi aty dhe të shpallen të jashtëligjshme.

“Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e paraqitur nga AAK, me seli në Junik, kjo e fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që të anulohen dhe të shpallen të paligjshme zgjedhjet komunale të 12 Tetorit 2025 në Komunën e Junikut, të urdhërohet KQZ që të bëjë pastrimin e listave dhe largimin e të gjithë atyre votuesve të cilët janë regjistruar si banorë-votues të Junikut në tre muajt e fundit para zgjedhjeve të 12 Tetorit 2025, dhe që Komuna e Junikut të shkojë në rivotim. Me rastin e rivendosjes sipas ankesës së lartpërmendur të subjektit politik AAK, me seli në Junik, dhe duke vepruar në tërësi sipas vërejtjeve të dhëna nga Gjykata Supreme e Kosovës në aktvendimin A.A.nr.92/2025, të datës 20.10.2025, PZAP, kishte refuzuar në tërësi të pabazuar ankesën e paraqitur ZL.A.nr.217/2025, të datës 14.10.2025.  Bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Supreme, pretendimet se në mënyrë të kundërligjshme janë lejuar ndryshimet e vendbanimeve mund të jetë objekt shqyrtimi i Prokurorisë për hetim të mundshëm në drejtim të elementeve të veprës përkatëse penale, por jo si parregullsi që lidhet me ditën e votimit”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Vendim i Gjykatës Supreme – https://supreme.gjyqesori-rks.org/wp-content/uploads/verdicts/SUP_AA%20_100_2025_SQ.pdf?fbclid=IwY2xjawNu_nRleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFVRnoyNmJOSHZyNnpMc0VVAR7-pLnqwaMQYp2nzvgvJGN3T764iGErEakyB1etK8S1yOKtryekuZrSfoF-Ww_aem_Xd4hTClVU4UOEPkgaTKGPQ

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More