Mbi 200 kilogramë drogë janë kapur dje në Prishtinë gjatë një operacioni të zhvilluar nga Prokuroria Speciale dhe Njësiti i Antidrogës.
Një person, S.J u prangos nën dyshimin për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, dhe i njëjti u ndalua për 48 orë, me vendim të PSRK-së.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës është arrestuar S.J., nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”. I dyshuari S.J., është ndaluar në rajonin e Prishtinës, dhe në kamionin që e po drejtonte i është gjetur dhe sekustruar një sasi e subsatance narkotike, që dyshohet të jetë mbi 200 kg”.
“Hetuesit nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë së bashku me Prokurorinë Speciale, janë duke i ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi. S.J., me vendim të Prokurorisë Speciale është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.
