ENBL League: Sigal Prishtina renditet në vendin e parë

nga D. V.

Sigal Prishtina ka vazhduar formën e mirë në arenën ndërkombëtare të basketbollit, duke regjistruar fitoren e tretë rresht në ENBL League.

Të mërkurën mbrëma, “bardhekaltërit” kanë fituar si mysafirë ndaj Slovan Bratislavës me rezultat 78:73, në ndeshjen e zhvilluar në “Gopass Arena” të Sllovakisë.

Skuadra prishtinase e ka nisur mirë ndeshjen, duke e mbyllur pjesën e parë me epërsi 39:32. Në periudhën e tretë, vendasit e kanë përmbysur përkohësisht rezultatin në 56:55, por Prishtina ka reaguar shumë mirë në çerekun e fundit, të cilin e fitoi 23:17, për ta mbyllur takimin me pesë pikë dallim.

Më i miri në parket ka qenë Deondre Burns, i cili ka shënuar njëzet e katër pikë, gjashtë asistime dhe dy kërcime, ndërsa Adrio Bailey ka kontribuuar me nëntëmbëdhjetë pikë dhe tetë kërcime.

Kjo është fitorja e gjashtë rresht për Prishtinën në të gjitha garat, përfshirë edhe ato në Superligën e Kosovës. Në dy ndeshjet e mëparshme të ENBL League, prishtinasit kishin mposhtur Gimle Basket (90:79) dhe Brussels Basketball (80:75).

Skuadra kosovare renditet në vendin e parë nga 26 skuadrat pjesëmarrëse.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More