Magjia e baletit rikthehet në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit me premierën e “La Sylphide”, një nga veprat më romantike e më të ndjera të repertorit klasik botëror që mund të shpresojë dikush të shohë
“Është një histori dashurie pa mundur, e bukur midis një djaloshi dhe një krijese ajri”, u shpreh Edi Blloshmi, Drejtues Artistik i Baletit. “La Sylphide” është një histori dashurie e mbështjellë me mister e fantazi, ku realiteti përzihet me botën e ëndrrave për të krijuar një amalgamë që e ka të garantuar kujdesin për shpirtin. Një vepër që të bën të harrosh të mendosh vetëm për të ndjerë.
Me muzikë të magjishme dhe koreografi plot delikatesë, baleti sjell në skenë forcën e ndjenjës dhe bukurinë e pamort të artit klasik, por dhe elegancën dhe guximin për të shpresuar te një botë më e mirë.
Në Skocinë e vitit 1836, në një atmosferë të mbështjellë nga mjegulla dhe misteri, James, një djalë i ri skocez, është gati të martohet me Effie, por një krijesë nga pylli i shfaqet fillimisht në ëndërr dhe më pas në realitet, duke e magjepsur me bukurinë e saj.
Vepra është shumë e pasur me simbole dhe ndërton një rrjetë të saj komunikative në të cilën e përkund lehtas spektatorin, si në një djep.
I ndarë mes dashurisë tokësore dhe asaj qiellore, James e ndjek atë në pyll, duke braktisur Effie-n. Por dashuria për të pamundurën sjell tragjedinë: një shtrigë i jep James-it një shall të mallkuar që ai duhet ta mbajë pranë tij.
“Kjo vepër është me të vërtet magjepse për këdo që do ta shikoj”, tha ai.
Kur ai ia hedh shallin, ajo humbet krahët dhe shuhet në duart e James-it. Në fund, James mbetet vetëm dhe i lënduar, ndërsa Effie martohet me një djalosh tjetër. Do të ngjitet në skenë sonte në mbrëmje si dhe 5 nëntor. A.K./TemA
