Arrestohen dy shtetas të Turqisë në Aeroportin e Shkupit, donin të udhëtonin në Britani me viza të falsifikuara

nga Xh M

Dy shtetas turq janë arrestuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit. Sipas njoftimit të Policisë, ata tentuan të udhëtojnë drejt Mbretërisë së Bashkuar me viza të falsifikuara.

“Sot (04.11.2025), rreth orës 10:00, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, gjatë daljes nga vendi, zyrtarët policorë arrestuan G.M. dhe K.M., të dy nga Republika e Turqisë.

Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se vizat për Mbretërinë e Bashkuar, të cilat i kishin paraqitur për verifikim, ishin të falsifikuara.

Të dy personat janë mbajtur në stacion policor, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga MPB.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More