Murati: LDK-ja që ankohen për buxhetin e Prishtinës, tash refuzon me miratu

nga D. V.

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka hedhur akuza ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), sa i përket çështjes se kush po e bllokon buxhetin.

Ai shkruan se është LDK-ja ajo që ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, e që tash në Kuvendin e konsituuar po refuzon me miratu.

“LDK-ja që deri dje ankohej për buxhetin e Prishtinës për 2025, tash që Kuvendi është i konstituuar, po refuzon me e miratu atë buxhet.  Buxheti i Komunës së Prishtinës, si dhe i dy komunave tjera, për vitin 2025 është ende i pamiratuar në Kuvend, dhe tash që Kuvendi është konstituuar s’ka asnjë pengesë që të miratohet.  Janë me miliona euro fatura të papaguara si pasojë e mungesës së buxhetit për vitin 2025 për këto komuna, e rrjedhimisht edhe shumë punëtorë të ndërmarrjeve publike lokale janë pa paga. Çka mund t’i thuhet këtij veprimi të LDK-së? Kush qenka bllokuesi i buxhetit?”, ka shkruar Murati në “facebook”.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More