Dyshime për keqpërdorime/ Largohen nga puna 371 persona tek “Higjiena Komunale”

nga Xh M

Shkup, 6 nëntor – Kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski, informoi se janë larguar nga puna në Ndërmarrje Publike “Higjiena Komunale”, 371 persona.

Ai këtë deklaratë e dha nga vendi i ngjarjes prej ku filloi dhe aksioni për pastrimin e Shkupit nga mbeturinat, informon Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se tek ta është evidentuar parregullësi në punë, nuk kanë shkuar në vendet e punëes ndërsa kanë marrë pagë si dhe keqpërdorime të tjera.

“Vetura të Higjienës Komunale, janë paguan në emër të personave fizik që kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Unë paralajmërova revizion dhe ja, prej sonte ja filluam”, tha Gjorgjievski.

Ai ftoi institicionet të ndërmarrin aktivitete që sonte ndaj të gjitha shkeljeve dhe keqpërdorimeve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More